Mbytet në Liqenin Artificial 50 vjeçari

454
Sigal

Një 50-vjeçar nga Tirana është vetëmbytur sot në Liqenin Artificial, ndërsa policia nuk ka mbërritur në kohë për ta shpëtuar, pas telefonatës së kalimtarëve tek 112-ta se një person po hynte në liqen. Kur kanë mbërritur forcat e policisë e kanë gjetur të mbytur.

“Më datë 04.1.2016, rreth orës 11:20, është marrë një telefonatë tek numri i emergjencave 112, se një shtetas ka hyrë në brendësi të Liqenit Artificial. Menjëherë janë afruar shërbimet e Policisë, të cilët kanë gjetur trupin e pajetë në afërsi të Digës së Liqenit Artificial”,- sqaron policia

Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, shtetasin E. R., 50 vjeç dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarie. Sakaq janë njoftuar polumbarët për nxjerrjen e trupit.