Përplasen dy makina, njëra shpërthen në flakë

31
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek ish-sheshi Shqiponja në kryeqytet. Dy mjete janë përplasur në semafor teksa njëri prej tyre ka shpërthyer në flakë.

Mjeti që u shkrumbua i ka rënë nga pas makinës që ka qenë duke marrë kthesën për majtas në semafor. Sipas informacioneve të para mendohet se udhëtarët e këtij mjeti kanë arritur të dalin para se të shpërthejë në flakë.