Besart Xhaferri: Qëndresa kundër Ramës, betejë e atyre që guxojnë!

33
Duke nisur nga sot drejtuesit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike, kanë zbarkuar në bazë nga Saranda në Tropojë në kuadër të shtrirjes kapilare të protestave që do përshkallëzohen në mosbindje civile dhe do finalizohen me rrëzimin e kësaj qeverie.
Të rinjtë e FRPD do jenë në ballë të këtij aksioni dhe angazhimi i tyrë është vendimtar në këtë betejë, pasi ata kanë dëshmuar se kanë guxim të përballen me regjimin dhe tentakulat e tij, duke nisur nga krimi deri tek policia e inkriminuar.
Të rinjtë nuk do protestojnë më me eksod masiv, por me përballje në rrugë me këtë narkoshtet.
Çdo demokrat, çdo i ri dhe çdo shqiptar është i ftuar të na bashkohet në këtë betejë që është vetëm për interesat madhore të vendit.
Guximin dhe mbështetjen tuaj nuk do t’a tradhëtojmë, por do jemi krah jush pasi demokracinë ua kemi borxh fëmijëve tanë.
Sigal