Përndiqte dhe dhūnonte të dashurën, arrestohet 23-vjeçari në Vlorë

56

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet se ka përndjekur dhe ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet S. K., banues në Vlorë.

Ky i fundit u kap në lagjen “Osmën Haxhiu”, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se ka përndjekur dhe ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të dashurës së tij 19-vjeçare, për motive të dobëta.