Sigal

Fama e Shqipërisë për kultivimin e kanabisit duke se ka mbërritur përtej oqeanit Atlantik.

Përherë e më shumë persona nga vendet e Amerikës Latine po vijnë në Shqipëri për kultivimin e kanabisit apo përpunimin e drogave të tjera të forta.

Policia e Shtetit ka ndaluar në Frashër të Përmetit një 30-vjeçr venezuelian i identifikuar si Arturo Morales.

Ai dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për kultivimin e kanabisit, pasi ishte agronom dhe njohës i mirë i procesit.

Ndalimi i tij është bërë pak pasi në Frashër u asgjësua një parcelë me 3 mijë bimë kanabisi.

Ai dyshohet se ishte rekrutuar nga grupimi që kultivonte lëndët narkotike dhe paguhej disa mijë euro në muaj.

Venezueliani ka deklaruar se kishte ardhur për turizëm në vendin tonë.

Ai ka hyrë në mënyrë legale në Shqipëri tre javë më parë.

Pritet kryerja e veprimeve të tjera hetimore. Policia po punon për identifikimin e shqiptarëve që qëndrojnë pas aktivitetit të jashtëligjshëm