Përmbytjet në Shqipëri, Rama mbledh sërish Emergjencat në Kryeministri

452
Sigal

Nisur
nga situata e përmbytjeve në vend si pasoje e reshjeve të dendura të shiu gjatë
dy ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish sot Zyrën
Operacionale. Në këtë takim janë të pranishëm ministrat e Bujqësisë, Energjisë,
të Brendshëm, të Mbrojtjes, Shefin e Shtabit të përgjithshëm të FA-ve, Kreun e
Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, etj.

Duke bërë një panoramim të
përgjithshëm të situatës, kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi tha se
vijojnë të jenë të angazhuara në terren të gjitha strukturat për të menaxhuar
situatën.

“Në Fushë-Krujë situata paraqitet
problematike nga lumi Zezë. Në Mat ka dëmtime në 2 ura që lidhin Rrëshenin me
Burrelin. Sakaq, situata në Tiranë është drejt përmirësimit. Po ka patur
rrëshqitje dherash në Babrru”, tha Prençi.

Ndërsa, ministri Gjiknuri duke
raportuar për situatën, tha se shkarkimet e hidrocentraleve janë të
kontrolluara. Por shtoi se nisur nga situata, “rreth 40 mijë abonentë në vend
janë pa energji”.

Në mbledhje është konfirmuar se
disa zona vijojnë të jenë ende problematike. Në Tiranë e Shijak ka disa familje
të evakuuara. Gjithashtu është bërë e ditur se në të gjitha qarqet ka rënie
gurësh e inertesh.