Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 65-vjeçari

44
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fushë Arrëz pasi një 65-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se 65-vjeçari sapo kishte shkuar në banesën e tij në Fushë Arrëz, pasi jetonte në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Fushë Arrëz/Informacion paraprak

Rreth orës 14:15, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Arst, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit V. N., 65 vjeç, aktualisht banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkak se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.