Vetëplagoset aksidentalisht me armë gjahu, dërgohet në spital 85-vjeçari

207
Sigal

Një 85 vjeçar në Mat është vetëplagosur aksidentalisht me armën e gjahut.

Sipas policisë, ai është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Në orët e vona të mbrëmjes datë 16.05.2021, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi D. H., rreth 85 vjeç, banues në Mat, i cili në një ambient pranë banesës së ti , dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri”, thotë policia.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes armën e zjarrit, si dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.