“Në disa zona të Tiranës do të ndërpritet energjia elektrike”, OSHEE: Do të kryen punime

210
Sigal

Këtë të shtunë në disa zona në kryeqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

OSHEE njofton se për shkak të punimeve që do të kryhet në një nga fiderat e NST në Kashar, do të ketë ndërprerje të energjisë nga ora 11:00 deri në 16:00.

Ndërsa pa energji do të mbeten rruga dytësore e autostradës Tiranë-Durrës si edhe bizneset në krahun e djathtë të autostradës.

Ndërkaq shkëputje do të ketë edhe në urën e Limuthir deri tek kryqëzimi i Rinasit.

“Në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, sot gjatë intervalit kohor 11:00-16:00 do të punohet në një nga fiderat e NST Kashar.

Pa energji do të mbetet pjesërisht Rruga dytësore e Autostradës Tirane -Durrës, bizneset ne krahun e djathte te Autostradës , ura e Limuthit deri tek kryqëzimi i Rinasit”, thuhet në njoftimin e OSSHEE.