Përkujtohet 71-vjetori i Çlirimit të qytetit të Sarandës

603
SARANDË: Qyteti i Sarandës paraditen e 9 tetorit ka hedhur mbi supe petkun festiv të 71- vjetorit të çlirimit të sajë nga pushtuesit nazifashistë. Bashkia e Sarandës ka mbështetur, organizuar dhe financuar krejt aktivitetin e kësaj dite sipas kërkesës së organizatës së veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve, por e mbështetur me masivitet dhe aktivitete kulturore –artistike edhe nga institucionet e tjera shtetërore si arsimi dhe n/prefektura. Janë kryer vizita në varrezat e dëshmorëve ku nuk kanë munguar në homazhe të gjitha forcat politike të Sarandës. Kryebashkiakja Floriana Koka ka qenë pjesëmarrëse në shkollat e qytetit të Sarandës dhe mitingun e organizuar në sheshin kryesor të Sarandës “Nënë Tereza” e shoqëruar nga veteranë, pasardhës veteranësh e familje dëshmorësh si dhe nga përfaqësues të institucioneve shtetërore. Në përshëndetjet e sajë ka përmendura heroizmin e partizanëve tanë gjatë luftës së dytë botërore, krenarinë për këtë heroizëm dhe gjakun e derdhur për liri dhe lavdinë që mbulon veprën e tyre heroike, krenarinë për rreshtimin në krahë të aleancës botërore antifashiste duke na rreshtuar në krahë të fitimtarëve antifashistë, çka lidhet edhe me ekzistencën e shtetit tonë shqiptar. Zonja Koka ka përmendur se Saranda nuk mbeti prapa qyteteve dhe trevave të tjera shqiptare në luftën kundër fashizmit, por i drejtoi armën qysh, më 7 prill 1939,ku regjistrohet edhe dëshmori i parë i saj, Mitro Dhimërtika. Në luftën 6-vjeçare antifashiste nga populli i Sarandës rrëmbyen pushkët dhe u rreshtuan në ushtrinë çlirimtare partizane 4300 partizanë të inkuadruar në 6 batalione të LANÇ-it nga të cilët ranë heroikisht 342 dëshmorë, mes tyre tre heronj të popullit me Vasil Laçin si nismëtarë i luftës antifashiste kur nga gryka e revolverit derdhi plumbat kundër perandorit pushtues, Duçes së Italisë duke zbrazur njëherësh gjithë urrejtjen, jo vetëm të popullit shqiptar, por të popujve të botës kundër bishës fashiste. Në këto takime kanë folur përfaqësues të institucioneve shtetërore si dhe nga veteranët janë sjellë fakte nga dita historike e 9-Tetorit 1944 që i dha lirinë Sarandës dhe Delvinës pas urdhrit të lëshuar nga shtabi i përgjithshëm i LANÇ-it dhe personalisht komandantit të përgjithshëm të 
LANÇ-it, Enver Hoxha.
Sigal