Përfundon numërimi i votave për 8 kuti në Tiranë, ja rezultatet

475
Sigal

Në Tiranë ka përfunduar numërimi i votave në 8 kutitë e para.

Bëhet fjalë për 4 kuti votimi në njësinë administrative nr 6 ose zona e Kombinatit. Nga kutia e parë rezulton në kombinat: PS 174, PD 124 dhe LSI 12 vota.

Ndërkohë në kutinë e dytë, Partia Socialiste numëron 176 vota, Partia Demokratike 114 vota ndërsa LSI numëron 13 vota. Nga kutia e tretë: PS 246 vota, PD 136 vota, LSI 33 vota. Ndërsa për sa i përket kutisë së katërt mësohet se votat janë ndarë: PS 216 vota, PD 118 vota dhe LSI 24 vota.

Ndërkohë tek “Shkolla e Kuqe’ në Tiranë, njësia administrative 8, janë numëruar 4 kuti nga ku rezultojnë: PS 570 vota, PD 522 vota, LSI 53 vota, PSD 33 vota, Boiken Abazi 21 vota, të tjera 34.

Procesi i numërimit në Tiranë ka nisur në shumë qendra votimi. Fillimisht numërimi ka filluar tek shkolla “Vasil Shanto”, por edhe në Kombinat dhe tek “Shkolla e Kuqe”.

Për të parë nga afër procesin ishin në qendrën e numërimit tek “Shkolla e kuqe”, ambasadorja Yuri Kim si dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.