Spiropali: Drejt demokracisë dhe drejt zhvillimit është ogur i mirë për ne dhe për fitoren tonë të 11 majit

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh drejtuese politike e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali tha se “sot është dita e Europës, sot 9 maji është dita ku ëndrra më e bukur politike që edhe sot i thërret popujt, i thërret njerëzit drejt paqes, drejt paqes, drejt demokracisë dhe drejt zhvillimit është ogur i mirë për ne dhe për fitoren tonë të 11 majit”.

Ajo theksoi se “Europa ishte ëndrra e atit tonë themeluese dhe etërve të tjerë shqiptarë, kur e shpallën pavarësinë dhe e shpallën Shqipërinë Republikë. Ishte ëndrra e atyre që luftuan për një vend të zhvilluar, për një demokraci. Ishte ëndrra e atyre që luftuan në Luftën e Dytë Botërore kundër fashizmit që tentoi të rrafshonte vlerat europiane”.

Sigal