Përfshihet nga flakët banesa në Skrapar, ndërron jetë 66 vjeçari

124
Sigal

Gjatë natës një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, në pronësi të shtetasit I.SH, 66-vjeç.

Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë i moshuari.

Njoftimi i policisë:

Skrapar/Informacion paraprak

Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç.

Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.