Aksident, makina përplas rëndë kalimtarin

490

Sigal

Një person është
plagosur pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e
quajtur “Pallati me Shigjeta”. Ngjarja ka ndodhur poshtë mbikalimit që është në
ndërtim e sipër, tek kryqëzimi i ‘Rrugës së Kavajës’ me Unazën e Re.

 

Nga të dhënat paraprake, raportohet se
automjeti që u përfshi në aksident ka qenë me targa të huaja, ndërsa nuk dihet
ende identiteti i kalimtarit të plagosur.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e
ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.