Engjëll Musai – Koncesionet e naftës, KLSH: Ja skema se si fshihen të ardhurat

235
Sigal

Engjëll Musai,
Drejtor i Gazetës ‘Telegraf’

Qeveria fal, duke “harruar” detyrimet e kompanive të huaja në sektorin e naftës, ndërkohë që po lejon shitjen e koncesioneve. Shqipëria, më e pasura me naftë në Evropën qëndrore dhe Ballkan, por naftëtarët janë ende pa marrë rrogat e prapambetura, me pensione qesharake dhe çmimi i karburantit është më i shtrenjti në Europë nga taksat e shtetit dhe bordi famkeq i qeverisë së “Rilindjes”.

 

Në vitin 2016 Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin përfundimtar për auditimet e kryera gjatë vitit 2015, analizoi zbatimin e kontratave të hidrokarbureve, ku vetëm “Bankers Petroleum” rezulton të kishte fshehur 504.4 milionë dollarë të ardhura. Në raport njoftohej se për faktet dhe përgjegjësitë e zyrtarëve në vite për abuzimet në sektorin e naftës i janë dërguar Prokurorit të Përgjithshëm dhe Presidentit të Republikës. Por edhe pse kanë kaluar 8 vite, ende organet e prokurorisë nuk kanë filluar hetime dhe nuk kanë çuar para përgjegjësisë abuzuesit, të cilët i kanë shkaktuar shtetit miliona euro dëm ekonomik dhe financiar. Vetëm me paratë që kompania “Bankers Petroleum” ka marrë, do të mjaftonin për rritjen 100% të pensioneve. Ose e thënë më drejtpërdrejtë do të ishin dyfishuar pensionet e të gjithë shqiptarëve. Do të mjaftonin vetëm 30%  e 504.4 milion USD që “Bankers Petroleum” ka fshehur ( 150 milion USD) dhe ish Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh do ishte sot në punë dhe do prodhonte naftën D-5 dhe D-6 ,benzolin,vajgurin, vajrat dhe 25 nënprodukte të tjera, të gjitha sipas standarteve më të fundit të BE-së. Por sot K.P.TH.Naftës në Ballsh u shkri dhe e dërguan për skrap, puntorët u hodhën në rrugë, u mashtruan nga qeverisja e PS sapo erdhi në pushtet në 2013, dhe Ballshi u shpopullua pasi qytetarët, të rinjtë dhe fëmijët kanë marrë rrugët e kurbetit, dhe në qytet dhe rrethina jetojnë vetëm pensionistët. Ndaj Gazeta “Telegraf” edhe kohë më parë e ka cilësuar Ballshin, por edhe gjithë zonën e Mallakastrës deri në Vlorë e Delvinë si pasuri ku ka “Ar të Zi” dhe banorët jetojnë në varfëri, kur do mund të ishin bërë investime kolosale që në Shqipëri. Ja raporti i plotë, i cili në situatën që po kalojmë pas skandalit me PPP e naftës, që u janë dhënë oligarkëve rus dhe ish drejtorit të kundërzbulimit të FBI-së dhe sejmenëve të tij në qeveri dhe personave A-B-C dhe i gjithë alfabeti, që pritet të bëhet publik në vijimësi të hetimeve të Kongresit amerikan duhet të shërbejë si indicie për SPAK-un në Shqipëri.

Patos-Marinëz

Nga auditimi i Marrëveshjes Hidrokarbure për vendburimin Patos – Marinëz, sipas raportit të KLSH-së, rezulton se për periudhën nga fillimi i operacioneve të vlerësimit deri më tani, janë kryer një sërë ndryshimesh në planet e zhvillimit për vitet 2005, 2009, 2011. “Në rast se nuk do të kishim ndryshim të paargumentuar të planeve të zhvillimit, planeve të punës dhe buxhetit të kryer, shteti do të kishte përfituar deri në fund të vitit 2014, përveç rentës minerare prej 199,4 milionë USD edhe një shumë prej afro 305 milionë USD, si pjesë e fitimit nga prodhimi i naftës”, thekson raporti. Nga auditimi me zgjedhje i vërtetimeve të përjashtimit nga TVSH dhe i kontratave të vëna në dispozicion nga ana e AKBN-së, ka rezultuar se në këto vërtetime nuk është e argumentuar arsyeja përse shërbimet e ofruara nga nënkontraktori përbëjnë operacion hidrokarbur apo përmbajtja nuk të çon drejt një operacioni hidrokarbur. KLSH ka evidentuar se AKBN ka lëshuar vërtetime të pambështetura përjashtimi në vlerën 316 milionë lekë (vetëm në një kontratë dhe për një periudhë mjaft të kufizuar auditimi). Përgjatë auditimit, KLSH është fokusuar mbi respektimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë, për përjashtimet e akcizës dhe TVSH-në të operacioneve hidrokarbure të përdorimit të gazoilit (holluesit) në procesin teknologjik. “Konstatuam se nisur nga sasitë e deklaruara të përdorura dhe asaj që duhej të përdorej në referencë të niveleve teknike, rezulton se është përdorur rreth 100 000 m3 hollues gazoil më tepër nga nevojat reale teknologjike. Kjo sasi e shumëzuar me vlerën mesatare minimale të blerë nga furnitori që rezulton më çmim rreth 1000 USD/m3, jep vlerën prej 100 milionë USD efekt i drejtpërdrejtë negativ në vlerësimin e të ardhurave. Kjo sasi e pretenduar e përdorur (për arsyen se i mungon monitorimi i strukturave të shtetit për destinacionin final që është injektimi në pus), lë shkak për të ngritur hipotezën e një evazioni fiskal dhe një kontrabande të bërë në tregun shqiptar. “Theksojmë që në vlerën prej 100 milionë USD, nuk kemi shtuar diferencën e çmimit të holluesit të blerë dhe të shitjes së holluesit, pas kalimit të procesit teknologjik, pra pjesa e naftës së padeklaruar, që duhet të ishte nxjerrë nga shtesa e holluesit kanë sjellë të ardhura të padeklaruara (evazion fiskal) në vlerën 81 682 623 USD”, nënvizon raporti. Kjo situatë u verifikua edhe nga auditimi i dy kontratave Stream Oil & Gas dhe Transoilgroup Ltd, që operojnë në fushën e nxjerrjes së naftës, pasi është përdorur hollues në operacionet hidrokarbure, por nuk konstatohet reflektim të kësaj sasie në sasinë e naftës së nxjerrë. Mungesa në të ardhurat rezulton për Stream Oil & Gas në 2.32 milionë USD dhe 2.48 milionë USD për Transoilgroup Ltd. Evazioni fiskal në këto raste shoqërohet me efekte të ndjeshme në llogaritjen e fitimit.

Shitjet

Nga auditimi, kemi konstatuar dëme të shkaktuara në transaksionet hidrokarbure. Kështu, në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve hidrokarbure për zonën Ballsh – Hekal, Gorisht – Kocul, Cakran – Mollaj dhe vendburimi Delvinë, AKBN dhe Albpetrol ka miratuar kalimin e interesave të marrëveshjes nga kompania “Stream Oil & Gas ltd” te kompania “TransAtlantic Albania ltd”, në kundërshtim me marrëveshjet hidrokarbure. Kompania TransAtlantic ka marrë përsipër shlyerjen e një pjese të detyrimit me vlerë 7 424 mijë USD, ose 942,940 mijë lekë, por jo detyrimet e plota, e për pasojë Albpetrol ka pësuar humbje në vlerën 10.5 milionë USD, ose 1 336 167 mijë lekë. Faktet e muajit të fundit ku dhe kjo kompani i shet aksionet një kompanie tjetër e vështirëson edhe më tepër kthimin e detyrimeve. Ndërkohë, detyrimi i prodhimit para ekzistues (para marrëveshjes) dhe pjesa e Albpetrol për naftën bruto, i padorëzuar shoqërisë Albpetrol deri me datë 31 mars 2015, nga kontraktorët arrin në vlerën 220 818 mijë lekë. Detyrimet janë krijuar në periudha kur çmimi i naftës bruto ka qenë disa herë më i lartë se çmimi aktual. Detyrimet kanë ardhur duke u akumuluar dhe shlyerja e tyre në këtë periudhë, shoqërohet me humbje për arsye të rënies shumë të madhe të çmimit të karburanteve në bursë. KLSH i ka rekomanduar Albpetrol të kërkojë informacion të detajuar nga të gjithë kontraktorët për asetet e përfshira si vlerë në kostot hidrokarbure, të cilat mund të jenë përdorur si kolateral për kreditim, me synim parandalimin e humbjeve në rastin e tërheqjes së mundshme të kompanive nga marrëveshja hidrokarbure.

 

Ndërkohë që Besua i naftës, i cili shfrytëzoi ARMO-n ka ende 60 milion euro pa paguar në tatime. Një tjetër konflikt mes Bankers dhe qeverisë ishte për dyshimet për shmangien e të paktën 30 milionë euro detyrime akcizë për lëndën e parë (holluesin), që përdoret në prodhimin e naftës bruto. Një gjobë prej 104 milionë lekësh u pezullua në gusht 2019 nga ministrja e Financave, Anila Denaj.

Shqipëria vlerësohet si një nga vendet më të pasura të Evropës në rezervat hidrokarbure në shelfin kontinental me një rezervë deri në 220 milionë fuçi dhe 5.7 miliard metra kub gaz natyror. Sipas Shoqatës Shqiptare të Energjisë (AEA), Shqipëria vlerësohet të ketë rezerva deri në 277 milionë fuçi. Kompanitë nuk paguajnë asnjë qindarkë tatim fitimi për naftën e nëntokës së Shqipërisë, pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe naftëtarëve që po sakrifikojnë dhe jetën në greva urie, pasi janë pa rroga dhe status të zbatuar.

Prodhimet i naftës nga viti 2013 deri në 2020 në Shqipëri sipas AKBN-së

1.6 milionë ton eksporte të natës deri në fund të tetorit 2013

1.37 milionë ton u prodhuan në 2014-n

1.3 milionë ton naftë u prodhuan në 2015

1.055 milionë ton naftë u prodhuan në 2016

956,000 ton naftë u prodhuan në 2017,

910 mijë ton naftë u prodhuan në 2018,

1.005 milion ton naftë u prodhuan në 2019,

1.17 milion ton naftë u prodhuan në 2020,

 

Përkthimi i The Daily Caller News Foundation:

Soros ka fituar licenca për 18 blloqe, si në tokë ashtu edhe në det. Përveç Shell dhe Petromanas, Bankers Petroleum dhe Stream Oil & Gas, si kanadeze, firma britanike Cairn, ILDC e Izraelit, dhe San Leon Energy, në pronësi të investitorit të madh George Soros, kanë blerë të gjitha blloqet në Shqipëri. Ai ka 207 aksione në këtë fond me qarkullim ose 33% të industrisë së naftës në Shqipëri.