Aksident i rëndë me makinë, futbollisti i Elbasanit përfundon në spital

121
Sigal

Futbollisti i njohur Arbër Mone, i cili ka luajtur për shumë vite në Kategorinë Superiore dhe të Parë me skuadra të ndryshme, ka qenë viktimë e një aksidenti të rëndë automobilistik në natën e të dielës.

Konfirmimin e ka dhënë klubi tij, AF Elbasani, i cili bëri të ditur se futbollisti ishte i shtruar në spital, për fat të mirë, jashtë rrezikut për jetën.

“Mbrëmjen e djeshme në aksin Levan-Fier, Arbër Mone ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mone ndodhet nën kujdesin e mjekëve tek Spitali i Traumës në Tiranë. Momentalisht gjendja e tij është e stabilizuar dhe mjekët raportojnë se ai është jashtë rrezikut për jetën. Lutjet tona shkojnë për të dhe familjarët”, shkruante klubi i AF Elbasanit në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.