Berat/ Ujë i bekuar, ortodoksë dhe myslimanë festojnë së bashku

508
Qyteti i ujit të bekuar me traditën më të lashtë dhe të pandërprerë prej më shumë se 2400 vjetësh, ka mbledhur në paraditen e djeshme mbi 5 mijë beratas dhe të rrethinave të tij, mbi urën e Goricës dhe në gjatësi prej 1 km në të dyja anët e lumit Osum për të parë nga afër hedhjen e kryqit. Kryqin në ujërat e lumit e kapi 22 vjeçari Xhorxhi Naço. Kësaj festë që simbolizon pastërtinë e trupit dhe shpirtit dhe që zanafillën e ka nga pagëzimi i Jezu Krishtit në lumin Jordan, nga Gjon Pagëzoi, i janë bashkuar veç mijërave pjesëmarrës të ardhur nga qytete dhe rrethinat e Beratit edhe pushtetarë lokalë; N/ kryetari i bashkisë Çlirim Brisku dhe Sekretari i përgjithshëm Gëzim Zema si dhe deputeti Nasip Naço, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë, banorë të qytetit e të rrethinave të tij etj. Deputeti Nasip Naço në një prononcim për gazetën “Telegraf” ka vijuar me urimin për festën dhe vit të mbarë, ndërkohë që ka cituar se, jo vetëm Berati që është simboli i bashkëjetesës fetare, por e gjithë Shqipëria ka harmoni fetare. Imzot Ignati tregon se hedhja e kryqit në lumë simbolizon bekimin dhe fuqinë e zotit mbi njerëzinë. Hedhja në mënyrë simbolike e kryqit në lumë bëhet, sepse në lumë u pagëzua Krishti, i cili u kryqëzua mbi kryq.
Sigal