Sigal

Një automjet është djegur gjatë ecjes në Llogara. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në një kohë kur fluksi në këtë aks është i madh për shkak edhe të sezonit turistik.

LSA ka siguruar disa foto nga momenti kur forcat e zjarrfikëses ndërhyjnë për të shuar zjarrin, ndërsa ende duket tymi në automjet.

Ndërkohë, policia e Vlorës bën me dije se dyshohet që zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik në mjet. Pak pas zhbllokimit të situatës, qarkullimi në aks është normalizuar.