Mbetje të rrezikshme do hynin në Shqipëri, reagon PD: Edhe kjo i mungonte Vlorës – Trafik i mbetjeve të rrezikshme toksike

91

Pas lajmit për kapjen e mbetjeve të rrezikshme në portin e Vlorës, që tronditi mbarë opinionin publik, kanë reaguar mediat lokale dhe ato të huaja. Sipas tyre, ngarkesa e mbeturinave të rrezikshme u zbulua në bordin e tragetit “Damian” që ka udhëtuar nga Brindisi në drejtim të Vlorës. Bëhet me dije se kjo ishte e 15-ta herë që ishin kryer importime. PD Vlorë reagon pas arrestimit të 6 personave të përfshirë në trafik mbetjesh të rrezikshme për jetën e njeriut nëpërmjet portit të Vlorës.

Edhe kjo i mungonte Vlorës – Trafik i mbetjeve të rrezikshme toksike!

Më keq se kaq nuk ka se ku të shkojë! E cilësuar si një “Palermo” shqiptare për shkak të vrasjeve dhe grupeve të rrezikshme kriminale, tashmë duket se Vlora është përzgjedhur nga grupet kriminale në jug të Italisë për t’a kthyer në një “Siçili” të mbetjeve të rrezikshme për jetën e njerëzve.

Asgjë nuk është e rastësishme në gjithë këtë histori, kur mëson se dy nga të arrestuarit kanë lidhje të ngushta me Dramën e të Paaftin e emëruar në Bashkinë e Vlorës, me ndonjë Drejtor të rëndësishëm të “Rilindjes” në Tiranë apo me familjarë në Këshillin e Bashkisë së Vlorës! Nuk është çudi që në veprime të tilla, ata që kapen janë gjithnjë njerëz të lidhur me pushtetin, sepse kanë…

Garancinë e këtij pushteti të inkriminuar që nga parlamenti e deri poshtë në periferi. Dhe nuk e dimë nëse është hera e parë apo ka qenë prej kohësh një linjë e këtij trafiku nëpërmjet Vlorës! Vlonjatët duhet të informohen në lidhje me këtë dhe të mos u mbahet e fshehtë, nëse diku ndodhet ndonjë varrezë e këtyre mbetjeve, vetëm e vetëm që të mos i “nxihet faqja pushtetit”.

Propaganda qeveritare po mundohet të mos i jap shumë jehonë lajmit, dhe kjo është e kuptueshme kur shikon se si disa gazetarë të qytetit janë vënë në shërbim të të Paaftit, disa edhe të punësuar prej tij në bashki! Gjithçka ndodh në dëm të jetës së vlonjatëve!

Kjo ngjarje tronditëse vjen në një moment të tillë ku Dritan Leli, kryetari I bashkisë së Vlorës çel  ekspozitën e e turizmit në panairin e Leçes, në Itali.

Ndërkohë, lajmi për kapjen e mbetjeve të rrezikshme toksike në tragetin e linjës vlorë Brindisi ka shkaktuar reagime në opinionin e Vlorës.

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar e ndihen të rrezikuar, kur mësojnë se flitet edhe për 15 raste të tjera të këtij trafiku, të kaluar nëpërmjet portit të Vlorës dhe depozituar kushedi se ku. një lajm I tillë është konsideruar ndërkohë si një Lajm i keq për imazhin e Vlorës, për turizmin e saj.

Për koiçidencë ndodh ditën kur bashkia e Vlorës çel ekspozitën e e turizmit në panairin e Leçes, e përfaqësuar nga kryetari I bashkisë Dritan Leli.

Autoritetet ligjzbatuese duhet të zbardhin sa më shpejt ngjarjen, për të qetësuar popullatën dhe sektorin e turizmit.