Zbardhet shkresa e “Komisionit Mezini” që ndalonte ,Frrok Cupin të kandidonte në poste publike

834
Sigal

Pas shkrimit të gazetarit ,Ervis Zholi me titull “Komunist që u bë demokrat dhe u bë prap komunist, Frrok Cupi”, reagon publicisti ,Gëzim Zilja, i cili zbardh  vendimin e Komisionit “Mezini” që i ndalonte kandidimin  në poste publike të Frrok Cupit.

Ja statusi i plotë i Gëzim Zilja:

Ka një dokument të lëshuar nga “Komisioni Shtetëror për Kontrollin e Figurave të Zyrtarëve të Lartë dhe Personave të Tjerë” i ashtuquajturi “Komisioni Mezini” i cili me shkresën me Nr.4 Prot. datë 16.06.1997 ka nxjerre Vendimin ku thuhet: Komisioni Shtetëror duke vepruar në bazë të Ligjit nr. 8220 datë 30.11.1995 , në mbledhjen e tij të datës 11.06.1997 mbasi shqyrtoi dokumentat zyrtare që iu vunë në dispozicion vendosi: z. Frrok Mark Çupi. rezultoi të ketë bërë pjesë në funksione të përfshira në nenin 1 të ligjit nr.8220. Më poshtë janë firmat e anëtarëve të komisionit. Fotokopja e këtij dokumenti gjendet në librin “Vrasës dhe Shpëtimtarë. Me këtë dokument Frrok Çupi ndalohej të kandidonte…

Komunist që u bë demokrat dhe u bë prap komunist, Frrok Cupi :