Martin Henze apel ambasadës amerikane në Tiranë: SPAK nuk do të funksionojë
Ambasadorja amerikane referuar një takimi të ambasadorit Soreca me kreun e SPAK, Arben Kraja, shkruante se SHBA mbështet fuqimisht sundimin e ligjit në Shqipëri dhe SPAK duhet të ketë sukses. Martin Henze, këshilltari i kancelares Merkel i ka adresuar në rrjetet sociale një apel ambasadës amerikane në Tiranë, ku e paralajmëron se SPAK-u nuk do funksionojë, për shkak se sundimi i ligjit ka qenë de jure inekzistent 2 vite. Martin Hehze: Ambasador, sundimi i ligjit ka qenë de iure jo-ekzistues për 2 vjet, sepse Gjykata Kushtetuese, Gjykata Supreme ishte jofunksionale, rregulli i ligjit u shfuqizua, Parlamenti ishte jofunksional. Një shtet njëpalësh. Prandaj SPAK nuk mund të funksionojë.