Arrestohen 3 persona, akomodonin emigrantë të paligjshëm në hotelin e tyre

406
Sigal

Në prangat e policisë kanë rënë tre persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Korçë, pasi akuzohen se kanë ndihmuar emigrantë të paligjshëm.

Nga raportimet e policisë mësohet se në pranga kanë rënë një çift bashkëshortësh dhe i biri, të cilët  akomodonin shtetas të huaj në hotelin në pronësi të tyre, dhe më pas në bashkëpunim me personin e shpallur në kërkim, i transportonin drejt Tiranës me qëllime fitimi.

Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi 1-mujor kryer në bashkëpunim me DVKM-Korçë, DVP-Tiranë, DVP-Elbasan dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Ishin djali i çifti, me një makinë tip “BMW-X5” në bashkëpunim me personin tjetër të shpallur në kërkim, i cili ka në pronësi një autobus transporti udhëtarësh të linjës Korçë-Tiranë, që kryenin transportimin e tyre në drejtim të kryeqytetit.

Ata merrnin deri në 100 euro ku përfshihej akomodimi në hotel dhe transportimi drejt Tiranës, ndërsa iu premtonin emigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i plotë i policisë:

Korçë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Agjencia”.

Operacioni pas një hetimi 1-mujor kryer në bashkëpunim me DVKM-Korçë, DVP-Tiranë, DVP-Elbasan dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Midis tyre një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre, pronarë të një hoteli, në të cilin akomodonin shtetas të huaj dhe më pas me bashkëpunëtorin e dyshuar të tyre, i transportonin drejt Tiranës me qëllime fitimi.

Nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas një hetimi 1-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Agjencia” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. D., 46 vjeçe, banuese në Korçë,
  2. D., 25 vjeç, banues në Korçë (djali i 46-vjeçares) i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
  3. D., 62 vjeç, banues në Tiranë,

Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit :

  1. D., 59 vjeç, banues në Korçë (bashkëshorti i 46-vjeçares) i dënuar më parë për “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Si rezultat i hetimeve të kryera rezulton se, këta shtetas kanë ndihmuar emigrantë të paligjshëm, fillimisht duke i akomoduar në ambientet e hotelit në pronësi të shtetases M. D., në lagjen nr. 9, Korçë, më pas djali i saj me mjetin tip “BMË-X5” në bashkëpunim me shtetasin N. D., i cili ka në pronësi një autobus transporti udhëtarësh të linjës Korçë-Tiranë, kryenin transportimin e tyre në drejtim të kryeqytetit.

Kundrejt fitimit deri në 100 euro (ku përfshihej akomodimi në hotel dhe transportimi drejt Tiranës) këta shtetas iu premtonin emigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan, u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore edhe i disa ngjarjeve të tjera të kryera gjatë periudhës së hetimit, të aktivitetit kriminal të tyre në këtë fushë.

Gjithashtu nga Drejtoria Rajonale e Hetimit Tatimor, shtetasja M. D., është gjobitur me vlerën 50.000 lekë për punonjës të padeklaruar, të punësuar në hotelin e saj.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim më shumë se 1 herë” e cila dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.