Për të qarë e për të qeshur/ U vodhën 700 mijë lekë, habit DPSHTRR: Po bëjmë ‘hyzmetin’…

380
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka reaguar për vjedhjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në drejtorinë rajonale në Kashar. Sipas njoftimit nga verifikimi i dokumentacionit dhe sistemit, rezultoi se nga ngjarja e vjedhjes në drejtorinë rajonale Kashar mungon shuma prej 706,148 lekë të reja.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të dt. 24.06.2020 (rreth orës 02:15-03:15) nga persona të maskuar, gjatë kohës që shërbimi ka qenë i mbyllur dhe në përgjegjësinë e subjektit që ka kontratë (deri në 23.07.2020) për ruajtjen e objektit.

“Haka do kthehet te i zoti për sa kohë çdo procedurë e drejtorive tona rajonale, me bankat apo kompanitë e sigurisë garanton gjithë vlerat monetare, dhe i bëhet hyzmeti çdo qindarke të arkës sonë!”, thuhte ne reagim nderkohë që harrojnë që këto çeshtje i heton edhe policia…

Reagimi i plotë:

Sqarim publik: Nga verifikimi i dokumentacionit dhe sistemit, rezultoi se nga ngjarja e vjedhjes në drejtorinë rajonale Kashar mungon shuma prej 706,148 lekë të reja. (Përveç hetimit do ketë dhe auditim të posaçëm nga DPSHTRR!) Vijon hetimi nga organet kompetente që do përcaktojë në detaj çdo element për t’u vijuar më pas me nxjerrjen e çdo përgjegjësie ligjërisht. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të dt. 24.06.2020 (rreth orës 02:15-03:15) nga persona të maskuar, gjatë kohës që shërbimi ka qenë i mbyllur dhe në përgjegjësinë e subjektit që ka kontratë (deri në 23.07.2020) për ruajtjen e objektit.

LAJM POZITIV nga DPSHTRR, për t’u ditur që çdo vlerë financiare garantohet! Subjekti bankar, me të cilin DPSHTRR ishte në proces gjyqësor për një ngjarje me pasojë vjedhjen e shifrës së 5,401,420 lekë të reja, e ndodhur gjatë transferimit së xhiros së DRSHTRR Laç, në dt. 27.12.2017, ktheu shumën përkatëse në llogarinë e DPSHTRR në dt. 22.05.2020! Haka do kthehet te i zoti për sa kohë çdo procedurë e drejtorive tona rajonale, me bankat apo kompanitë e sigurisë garanton gjithë vlerat monetare, dhe i bëhet hyzmeti çdo qindarke të arkës sonë! ??????????

Shërbimi vijon normalisht! ??????????????????

#DPSHTRR #Informacion #Transparencë