Korçë/ Fyeu gjyqtarin në seancën për dhënien e urdhrit të mbrojtjes ndaj gruas, pranga 40-vjeçarit

318
Sigal

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akūzohet se gjatë seancës për pajisjen me urdhër mbrojtje të bashkëshortes, ka fyer gjyqtarin e çështjes. Kjo ndodhi në Gjykatën e Korçës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K. Dh., i cili akuzohet se ushtronte dhūnë ndaj bashkëshortes me inicialet S. Dh., 37 vjeçe, banuese në fshatin Bulgarec. 40-vjeçari akūzohet se ka fyer gjyqtarin e çështjes me inicialet A. L., si edhe ka kanosur me fjalë 37-vjeçaren dhe rojen e sigurisë së Gjykatës, shtetasin I. B.