Dyshohet se kreu veprime të turpshme ndaj një vajze të mitur, arrestohet 19-vjeçari

206
Sigal

Një djalë i ri vetëm 19-vjeç në prangat e policisë pas denoncimit të bërë ndaj tij për vepra të turpshme me një të mitur.

Sipas njoftimit të policisë, i riu u ndalua nga efektivët e Policisë në Komisariatin numër 1.

“E. Xh., 19 vjeç, dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një shtetase 13-vjeçare”, tha policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin e shtetasit E. Xh., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një shtetase 13-vjeçare”.