Vrasja e Delion Troqes, shkon në 18 numri i personave të shoqëruar në polici

219
Sigal

Ka shkuar në 18 numri i personave të shoqëruar për ekzekutimin mafioz mbrëmjen e djeshme të Delion Troqes.

Shënjestrën e kapën dhjetë plumba nga breshëria e kallashnikovit në pjesë të ndryshe të trupit, por ato në kraharor dhe kokë i morën jetën, pavarësisht tentativës për ta dërguar me shpejtësi në spital.

Pista kryesore e hetimit lidhet me Spanjën dhe konfliktet e mundshme që mund të kishte.

Viktima i atentatit të mbrëmjes së të premtes kishte vetëm pak ditë që ishte rikthyer nga Spanja. Më parë ai kishte qenë i dënuar për drogë, ndërsa gjatë verës kur kthehej nga Spanja punonte me skaf me turistët në rivierën e Jugut.

Viktima është kushëriri i Ervis Troqes, i cili u zhduk në vitin 2018 në mes të ditës në Vlorë dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij.