Pensionistët-qeverisë: Kur do të na i rrisni pensionet se po vdesim duke pritur?!

480
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

nga Pali Nito

Është fakt i pamohueshëm, trishtë,i mjerueshëm e për të ardhur keq që tek ne,çështja e gjendjes dhe masës së pensionistëve është bërë gangrenë dhe shqetësuese për pjesën determinonjëse të pensionistëve e sidomos për atë pjesë të pensionistëve që marrin më pak se 130 mijë lekë të vjetra në muaj.

Është vërtet për të ardhur keq,por është po aq e vërtetë të pohojmë se pensionet tona janë më të ulëtat krahasuar me vendet e rajonit,pa bërë krahasimin me Greqinë apo me Shtetet e Bashkimit Europian se pensionet në këto vende janë ku e ku krahasuar me ne.

Është një paradoks që ndonëse çmimet përfshi dhe ato të shportës rriten përherë e në mënyrë të pakontrolluar,ndërsa pensionet ngelin të ngurtësuara.

Kjo mazhorancë që mori mandatin e tretë,ndonëse e ka në program dhe në ideologjinë e saj përkrahjen e shtresave në nevojë ku përfshihet dhe shtresa e pensionisteve,por që në fakt nuk po reflekton aspak për ngritjen e pensioneve.

Qeveria aktuale e mandatit të tretë bën sikur rrit pensionet me 2% e që në fakt tallet me këtë shtresë fisnike e të stërmunduar që ka derdhur mundin,djersën dhe sakrificat e pakursyera në ndërtimin e sa e sa veprave madhore industriale e bujqësore në sistemin e kaluar.Por kujtoj se pensionet nuk mund të rriten me thërrime dhe pikatore.Përkundrazi duhen ngritje mbi të paktën 6% që të përmirësohen disi pensionet.

“Është bërë gangrenë dhe shqetësuese për pjesën determinonjëse të pensionistëve e sidomos për atë pjesë të pensionistëve që marrin më pak se 130 mijë lekë të vjetra në muaj.”

“Qeveria aktuale e mandatit të tretë bën sikur rrit pensionet me 2% e që në fakt tallet me këtë shtresë fishlike e të stërmunduar që ka derdhur mundin”

Duke pare këtë realitet mjeran të pensioneve dhe vështirësitë e tejskajshme financiare,ekonomike e sociale të pensionisteve e të mosreagimit të qeverisë,theksoj e njëherazi nënvizoj krejtësisht pa ndrojtje se kjo qeveri ka një moskujdesje,nënvleftësim,mosinteresim dhe hezitim patologjik për të mos thënë një urrejtje patologjike ndaj kësaj shtrese të ndërtuar e të respektuar.

Gjëndja sociale-ekonomike e pensionistëve është për tu vlerësuar si serioze dhe alarmante pasi ka shume prej tyre që vuajne nga disa sëmundje bashkëshoqëruese e kronike e që disa prej këtyre diagnozave nuk mund të mjekohen me barna të rimbursuara pasi këto janë të paefektshme dhe detyrohen ti blenë ato me çmime të kripura.Më duhet të theksoj se shtresa e pensionistëve me pensionin që marrin aktualisht nuk përmbush dot as nevojat bazë për ushqime,veshje,medikamente mjekësore.

Vitin e kaluar qeveria u tall me pensionistët duke rritur pensionet me 2% pra vetëm aq sa për të blerë një kile presh ose një kile domate apo qepë.Ndersa për vete qeveritarët dhe zyrtarët e lartë të administrates qëndrore dhe vendore e sidomos ata të administrates qëndrore jetojnë sin ë parajsë,shpenzojnë shuma marramendëse për udhetime dhe orgji jashtë shtetit.Kujtojmë me keqardhje se kjo qeveri nuk ka bërë as indeksin e çmimeve për artikujt bazë të shportës.Ndërsa qeveritarët dhe zyrtarët e lartë kanë rroga përrallore,impulse celularesh pa limit,kanë në dispozicion të tyre shoferë,badigard,sekretare,theksoj  sekretare bukuroshe.

Shkurt, saktë dhe pa ekujvokë,pensionistët janë në prag të lëshimit të sinjaleve “SOS” dhe pamundësisë për të mbijetuar prandaj është e domosdoshme që qeveria aktuale të reagojë me reflekse të shpejta dhe pa zvarritje bunokratike për rritjen e pensioneve se pensionistet po vdesin një e nga një duke pritur.