Qytetarët e indinjuar për borxhin e Becchetit: Para zgjedhjeve të 25 prillit u premtua se nuk do t’i paguante asnjë qindarkë

206
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Gjyqet e arbitrazhit që kanë fituar kompanitë ndaj qeverisë i kanë shkaktuar një dëm prej 446mln euro buxhetit të shtetit, teksa në total me gjyqet që janë pezull dëmi arrin deri në 849 mln euro . Qytetarët janë irrituar pas deklaratës së ministrës së Financave Anila Denaj se Shqipëria do t’i paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim Francesko Beketit.Qytetarët shprehen se kjo  është kosto për xhepat e tyre.

Pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit për t’i paguar biznesmenit italianit Francesko Beketi 110 milion euro dëmshpërblim, qytetarët kanë shpehur mendimet se si shihet kjo çështje prej tyre.

Të irrtuar me gënjeshtrat e kryeministrit i cili u kishte premtuar para zgjedhjeve të 25 prillit se nuk do t’i paguante Beketit asnjë qindarkë, ata shprehen se kjo kosto shkon ne xhepat e tyre.

Të indinjuar theksojnë se taksat e tyre shkojnë për të shlyer gabimet e qeverisë dhe jo për të marrë shërbimet.

Qytetarët  shprehen se kryeministri e përdori këtë strategji për të fituar zgjedhjet dhe tashmë, janë ata të cilët do paguajnë teksa mezi përballojnë shpenzimet e përditshme.