Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetares Vera Isaku: Personalitet i respektuar i gazetarisë dhe publicistikës

265
Sigal

Pasditen e sotme u nda nga jeta gazetrja dhe publicistja shqiptare, Vera Isaku. Ndër mijëra mesazhe ngushëlluese në adresë të familjarëve të së ndjerës është dhe ai i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të afërmve të intelektuales Vera Isaku.

“Personalitet i respektuar i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, autore e një sërë veprash të vlerësuara, qytetare dhe familjare model, kontributi i saj për kulturën, progresin dhe emancipimin shoqëror e ka merituar nderimin dhe respektin e mbarë opinionit.”,- shprehet ndër të tjera Kreu i Shtetit, për gazetaren e cila u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme.

Mesazhi i plotë ngushëllues i Presidentit Ilir Meta: 

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të intelektuales aktive, Vera Isaku.

Personalitet i respektuar i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, autore e një sërë veprash të vlerësuara, qytetare dhe familjare model, kontributi i saj për kulturën, progresin dhe emancipimin shoqëror e ka merituar nderimin dhe respektin e mbarë opinionit.

Duke ndarë dhembjen me familjen Isaku, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera.

Të prehet në paqe!