Baseli shkatërron Partizanin në Zvicër, vjen për “shëtitje” në Tiranë (VIDEO)

260
Sigal

Nuk ka surpriza në Zvicër, me Baselin që shkatërroi 3-0 Partizanin në duelin e parë të Conferencë League, duke hedhur një hap drejt kualifikimit. Në “St. Jakob-Park” zviceranët bënë detyrën, edhe pse në fakt nuk është se e patën shumë të thjeshtë.

Pas një pjese të parë të kujdesshme nga skuadra e Dajës, do të vinte goli nga vendasit në minutën e 43-të, me Stocker, i cili do të realizonte me kokë. Në fillimin e së dytës, Arthur shënoi një super gol me një veprim të bukur akrobatik.

Partizani pati një mundësi shumë të mirë para këtij goli me Tedi Carën, i cili hezitoi të godiste dhe më pas e dërgoi topin shumë jashtë kuadratit. 10 minuta nga fundi Stocker vulosi fitoren 3-0 të zviceranëve.