Penalizim për një vit , ja dy shkeljet që nuk tolerohen në provimin e maturës

343
Sigal

Nëse merrni celular me vete në provimin e maturës ose komunikoni me shokët mund të penalizoheni për një vit për të mos iu nënshtruar më testit deri në qershorin e ardhshëm.

Kështu është shprehur drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi teksa foli për administrimin e provimeve të maturës shtetërore.

“Në maturën shtetërore është një test i standartizuar që do të thotë se të gjithë maturantët i nënshtrohen të njëjtave rregullave dhe procedurave.

Patjetër që ka rregulla të administrimit që lidhen me mënyrën se si nxnënësit hyjnë në mjedisin e provimit që lidhen me mënyrën si ulen dhe mënyrën si monitorohen.

Rregullat më të forta kanë të bëjnë veçanërisht që kanë të bëjnë me besueshmërinë e të gjithë procesit, pra mos-marrjen e celularëve dhe mos komunikimin.

Çdo maturant, ditën e provimit të mos ketë celular me vete, të mos komunikojë në mjdesi në të kundërt mund të penalizohet që të mos ketë të drejtë për një vit rresht që ta japë këtë provim”, tha Vrapi.

Testi në maturën shtetërore do të zgjasë për 2 orë dhe do të mbajë 60 pyetje.

Në përmbajtjen e tij nuk do të përfshihen pyetje mbi tema të zhvilluar gjatë mësimit online, që pas 9 marsit kur u shfaq edhe pandemia e koronavirusit në vendin tonë.