Pedagogët rikthehen në protestë, nuk tërhiqen nga kërkesat: Duam rritje page

84
Sigal

Pas disa paralajmërive, pedagogët kanë nisur protestën këtë të mërkurë. Teksa janë mbledhur para Korpusit, pedagogët i kanë bërë thirrje qeverisë që të plotësojë kushtet e tyre:
“Duam rritje page, dhe të rritet buxheti për arsimin”,- thanë ata. Mes të tjerash ata iu bënë thirrje studentëve që t’i bashkohen tubimeve të tyre, për një kauzë të përbashkët. Ata kërkojnë përgjigje për nëntë kërkesat e tyre. “Ne u dhamë kohë autoriteteve. Por ende nuk kemi marrë përgjigje dhe reagime për kërkesat tona” -janë shprehur ata. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse vjeshtën e lëvizjes universitare ta vijojmë me pranverën e lëvizjes universitare”- thanë ndër të tjera. Kërkesa themelore e tyre është rritja 50% e pagave brenda dy viteve, por qeveria e rriti vetëm 15%. Ndërsa më poshtë janë të listuara 9 pikat kryesore që kërkojnë ata të plotësohet nga qeveria, por që deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje, duke bërë që t’i rikthehen protestave sërish: Paga mesatare në universitet është 980 euro. Ky nivel page ka mbetur i pandryshuar që nga viti 2004, duke lënë vendin tonë të fundit në rajon për nivelin e pagesave. Pagat e profesorëve në fakultete variojnë nga 90 mijë lekë deri në 140 mijë lekë në rangun drejtues. Pra, rroga mesatare mujore e mësimdhënësve në arsimin universitar është 115 mijë lekë, ose 980 euro. Në raport me vendet e rajonit, edhe në këtë sektor, në vlerë pagat janë më të ulëtat. Ato pasohen në shkallë rritjeje nga Bosnja, Maqedonia e Veriut e Serbia. Në Bashkimin Europian ato variojnë nga 5000 deri në 9000 euro në muaj, ndërsa në Australia e Zvicra mbajnë rekordin me rroga që mbërrijnë deri në 16 mijë euro në muaj.Rivlerësimi i fundit për rrogat e profesorëve në Shqipëri është bërë në vitin 2004 dhe 13 vjet më vonë është bërë indeksim.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës.

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor.

-Rivendosja e shtesave mbi page.

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë.

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare.

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.