Fatos Lubonja : Kjo qeveri përgjegjëse për shkatërrimin e besimit të shqiptarëve: Duhet ‘restart’ i fuqishëm!

Analisti Fatos Lubonja ka mbështetur  protestën e pedagogëve që po zhvillohet përpara Universitetit Politeknik në Tiranë, duke mbajtur një fjalim që tërhoqi vëmendjen.

Lubonja akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverisjen e tij për shkatërrimin e besimit tek qytetarët, të ilustruar me një fakt domethënës që doli në dritë nga një sondazh europian dhe bëri thirrje për një rifillim të fuqishëm, një “restart” që duhet të fillojë nga njeriu, nga investimi për të ndërtuar një njeri  që nuk mendon vetëm për veten dhe që nuk e sheh tjetrin siç e sheh Kryeministri vetëm si mjet”, siç tha ai. Është një qendër studimesh për vlerat evropiane, që ka bërë një studim nga viti 2017 deri në vitin 2022 që mbi një temë, mbi një pyetje që i është drejtuar gjithë vendeve europiane, popujve. Pyetje shumë thjeshtë, por shumë e rëndësishme: sa duhet të besojmë te të tjerët? Si mendoni ju, duhet të besojmë tek të tjerët apo s’duhet të besojmë?!

NOA

Dhe përgjigja ishte vërtet tronditëse për rastin shqiptar, sepse në krye të listës ishte Danimarka me 77% të listës që thoshin se duhet të besojmë tek të tjerët, pastaj Norvegjia dhe këto vendet nordike dhe e fundit fare ishte Shqipëria me sa thoni ju?! Me vetëm 2.8% që besonin tek të tjerët! Është ky treguesi më i tmerrshëm i asaj se ku jemi katandisur. E si të mos katandisesh kështu kur ke një Kryeministër, i cili kur i thonë që nuk kemi punëtorë, siç i tha një biznesmen në Shkodër,  i është përgjigjur: “Unë të këshilloj të marrësh bangladeshas! Edhe të jap edhe një këshillë tjetër, që sapo të fillojnë të mësojnë shqip, se kanë një të mirë ata që nuk dinë shqip, që sapo të fillojnë të mësojnë shqip e të belbëzojnë këto fjalët “liri” “demokraci”, hiqi, merr të tjerë”!!!

Tani, kjo është gjendja. Kjo ka të bëjë me shkatërrimin e shkatërrimeve që i ka ndodhur këtij vendi, se nuk është vetëm ky shkatërrimi urban që shikon prej këtu, që është një gjë e tmerrshme, se ka qenë një nga vendet më të bukura në kuptimin dhe urbanistik,e  është rrethuar me kulla absurde të pastrimit të parave të pista. Këtu tek korpusi universitar vazhdojnë të ngrihen kulla absurde që i marrin hapësirën publike njerëzve. Pra nuk është ky shkatërrimi kryesor megjithatë.