Pasojat e HEC-ve në Librazhd, pas 15 vitesh s’do të ketë më as njerëz e as kafshë

1828
Sigal

SHOQËRITË CIVILE KUNDËR / Janë dhënë 84 leje kocensionare. Po shkaktohet një dëm kolosal ekologjik  

Një grup organizatash të Shoqërisë Civile të Librazhdit, të shqetësuara nga shkatërrimi i mjedisit në një mbledhje të tyren i dërgojnë një letër njësive vendore, Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministrisë së Integrimit dhe Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri; UNDP. Ku midis të tjerave kërkojnë zbardhjen e lejeve koncesionare dhe ndikimin në mjedis. Sipas tyre rrethi i Librazhdit pas 15 vjetësh do të jetë një zonë e thatë dhe një dëm ekologjik i paparashikuar, lejet koncesionare që janë dhënë për ndërtimin e dhjetëra hidrocentraleve në të gjithë rrethin do të bëjnë që asgjë e gjallë të mbijetojë, në njerëz dhe në kafshë.

Dëmi ekologjik

Janë plot 84 hidrocentrale që do të ndërtohen në të gjithë rrethin dhe sipas specialistëve do të jetë një dëm shumë i madh në florën dhe në faunën e këtij rrethi, do të jetë një shkatërrim total i biodiversitetit. Lejet koncesionare që janë dhënë, është parë vetëm përfitimi ekonomik i kompanive private dhe në emër të dhënies së urimeve të energjisë, por pa menduar mirë që gjithçka do të thahet nga mungesa e ujit të gjitha burimet ujore që nga Parku Kombëtar i Shebenikut dhe në të gjitha territoret, uji do të grumbullohet dhe me tuba do të shkojë për hidrocentralet. Vetëm në lumin Shkumbin, në trungun e tij do të ndërtohen 14 copë hidrocentrale të gjitha me tuba uji do të futet në tuba dhe nuk do të ketë asnjë pikë uji mbi sipërfaqe, pra nuk do ketë më lumi Shkumbin, ku hidrocentrali i parë fillon në Proptisht të Pogradecit dhe përfundon në Gradishtë të Lushnjes, pra 14 copë  hidrocentrale që do të ndërtohen, do të shterojnë këtë lumë të mrekullueshëm. Po kështu edhe ujërat e lumit të Stravanit, lumit të Gostimës, Rrapunit, Gurakuqit nuk do të këtë asnjë ujë. Të parët që do të ndjejnë këto shterime të ujërave do të jenë fermerët që kanë prodhimet bujqësore, po kështu gjallesat, bimësia, flora shqiptare do të thahet, do të ketë tharje të ajrit, po kështu dhe fauna e egër do të zhduket për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, po kështu dhe blegtoria që mbarështrohet në këto zona do të ndjejë mungesën e ujit për pirje. Sipas specialistëve pas 15-20 vjetësh do të ketë një zbrazëti bimësie dhe dëm i madh ekologjik e mjedisor, do të jetë një katastrofë që askush nuk do ta rregullojë, do të jenë brezat e ardhshëm që do ta ndjejnë këtë katastrofë mjedisore, do të jenë biznesi që ka ngritur lokalet buzë Shkumbinit, në lumenjtë e ndryshëm që edhe këta do të falimentojnë për shkak tharjes së lumenjve. Të shqetësuar nga kjo katastrofë mjedisore që po krijohet, një grup pre 17 shoqata nga rrethi i Librazhdit kanë ngritur zërin e protestës duke kërkuar ndaljen e kësaj katastrofe mjedisore që po krijohet. Është hartuar një peticion drejtuar kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe organizmave ndërkombëtare për të shikuar e ndalur këtë dëm të madh. Madje sipas specialistëve të gjitha hidrocentralet që po ndërtohen dhe lejet e dhëna, kanë ndërruar pronarë, të gjithë shqiptarët i kanë shitur dhe i kanë blerë të tretë, pronarë të huaj. Nuk mund ta besoni, por këto të dhëna në tabelë, janë marrë nga Inxhinierët e hidro-energjetikës që kanë punuar në këto kompani dhe sipas një burimi konfidencial nga Zyra e Regjistrimi të Pasurive, ku këto kompani kanë marrë pronësinë koncensionare.

Box

Lista e koncensioneve për ndërtimin e HC sipas rrjedhave ujore

1. Trungu i Lumit Shkumbin      14 HC

2.  Lumi Bushtricë                7 HC

3.  Lumi Stravajt  7 HC  ( 2 janë përfunduar)

4.  Lumi i Gostimës              7 HC

5.  Lumi i Gurakuqit             9     HC

6.  She Dragostunjë              6     HC

7. She Librazhd                     6      HC

8.  Lumi i Lunikut         5      HC

 ( dy janë në gjendje pune )

9.  Rrapun Qarrishtë           9      HC

 ( dy janë përfunduar)

10. She Hotolisht         3     HC

11. Gurrëshpatë           2      HC

12. Lingajca                   2      HC

13. Stëblevë                  2     HC

14. Borovë                    2      HC

15. Gurrëkuqe                      1      HC

16. Gurrë Bërzeshtë            1     HC

17. Fushë Gurrë Zdrajsh     1      HC

Gjithsej  84 copë, po të shikohen në hartë duket një shtrirje dhe shpërndarje bunkeriale, me tuba.