Ersela Kurti: “Inteligjenca është velloja e çdo femre që e plotëson atë”

796
Sigal

INTERVISTA/ Flet Miss Albania dhe modelja Ersela Kurti: Dashuria elektrizon trupin!

E bukur, e thjeshtë, inteligjente, ky është togfjalëshi që mund të thuash me pak fjalë për portretin e Ersela Kurtit. Miss dhe modele, por ajo më shumë i jep rëndësi inteligjencës ndaj nuk ndahet kurrë nga studimet. Miqësinë e ka të shenjtë, por ka shumë pak kohë t’i përkushtohet asaj. Vlerëson shumë bukurinë tek femrat, por përparësi i jep inteligjencës. Ime ëmë- thotë ajo, është përkrahësja dhe nxitësja më e madhe e hapave të jetës sime. Për dashurinë flet me pasion, pasi dashuria e pastër të motivon dhe të jep forcë për shumë ide.

 -Kush ju ka nxitur të merrni pjesë në konkursin e Miss Albania?

Në fakt ka qenë rastësi pjesëmarrja ime dhe pse e kisha menduar dhe me përpara të merrja pjesë. Kësaj here ka qenë mami dhe shoqet e mia, të cilat më motivuan për t’u bërë pjesë e këtij spektakli.

 -Çfarë eksperience përbën për ju pjesëmarrja në këtë event?

Si çdo femër që vlerëson bukurinë femërore dhe për mua është një eksperiencë shumë e veçantë të mbash kurorën e Miss Albania. Megjithëse, jam mësuar me emocionet e skenës dhe për mua nuk ishte hera e parë që dilja në skenë, por pjesëmarrja dhe eksperienca me vajzat dhe vlerësimi më ka bërë të ndihem edhe më e vlerësuar. Gjithashtu, të përfaqësosh Shqipërinë mes 140 kandidateve të tjera të përzgjedhura nga vende të ndryshme më bën krenare për veten.

 -Kur morët çmim si u ndjetë dhe si reaguat?

Ishte një emocion i veçantë vendimi i jurisë dhe të them të drejtën u ndjeva e vlerësuar.

-Kush nga të afërmit u gëzua më shumë?

Mami!

-Kur ndjeheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur apo e zgjuar?

 Unë e vlerësoj bukurinë femërore, por inteligjenca është velloja e çdo femre që e plotëson atë.

 -Cili është objektivi kryesor që keni në jetë?

Un po vazhdoj shkollën në degën e Juridikut dhe shumë shpejt filloj masterin, besoj do të ndjek hapat e karrierës në këtë fushë, pasi e ndjej veten mirë dhe shpresoj të bëhem një avokate e zonja dhe e drejtë.

-Kush ju mbështet më shumë në idetë e tua nëna apo babai?

Dhe nëna dhe babai

–        Ku i bëtë pushimet verore?

–        Në disa vende të ndryshme.

 –         A keni dashuruar dhe si do ta përkufizonit dashurinë?

–        Dashuroj dhe mendoj se është ndjenja më bukur që elektrizon trupin, mendjen dhe zemrën e një njeriu pasi energjia dhe dinamika e saj na bën të ndjehemi më të fuqishëm dhe të lumtur çdo ditë.

–         -Cili është për ju mashkulli ideal, çfarë duhet të ketë ai?

–        Mashkulli ideal për mua është ai që kam në krah.

–        Me kë preferon të shoqërohesh më shumë me meshkuj apo me femra?

–         Me meshkuj pasi femrat janë shumë xheloze.

–        -Cila ka qenë dita më e bukur në jetë?

–        S’ka ardhur akoma.

–        -A keni menduar të bashkëjetoni para martesës?

–        Mendoj se njeriu mund të përkufizojë situatat dhe momentet sipas idesë së jetës, por unë mendoj që bashkëjetesa është vetëm një tendencë dhe jo një vendim, më pëlqen familja tradicionale.

–        -Ku dëshironi ta bëni dasmën kur të martoheni?

–        Shpresoj shumë ta bëj në ambient të hapur pasi nuk më pëlqejnë vendet e mbyllura.

–         -Cila makinë është e preferuar për ju?

–        “Benx b class”

–         -Cilat rroba banjo preferoni?

–        Në përgjithësi më pëlqejnë të gjitha, nuk kam ndonjë të veçantë.

–        E keni menduar ndonjëherë t’i propozoni ndonjë mashkulli?

–         S’e kam menduar me thënë të drejtën dhe mendoj që është më romantike propozimi i një mashkulli.

–        Cila ngjyrë ju pëlqen në veshje?

–        E bardha!

–        Cilat janë veshjet e preferuara në verë?

–        Casual, sport.

–        Cili është kremi dhe parfumi i preferuar?

–         Parfumi “Cartier” dhe kremi hidratues “Colistar”

–        Si veproni kur meshkujt ju ngacmojnë në rrugë?

–        I qëndroj indiferente ngacmimeve.

–         -E keni problem shoqërimin me një gay?

–        Unë besoj se njerëzit kanë të drejtë ta jetojnë jetën e tyre në mënyra të ndryshme dhe në mënyrën që atyre i bën të ndjehen më mirë, për mua çdo njeri është në rregull n.q.s nuk cenon interesat e mia.