Të gjithë në këmbë, deputetët mbajnë 1 minutë heshtje për viktimat e Covid-19, Braçe: Për mjekët që shërbyen e vdiqën, jo për ata që bëjnë gallatë!

191
Sigal

Është mbyllur me një minutë heshtje faza e parë e seancës maratonë plenare.

Në fund të kësaj faze, ku kryeministri Edi Rama prezantoi programin qeverisës të qeverisë “Rama3”, ishte deputeti demokrat, Tritan Shehu, që kërkoi të mbahet një minutë heshtje për viktimat e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

“Të mbajmë një minutë heshtje për viktimat nga Covid-i”, tha Shehu, ndërsa të gjithë deputetët e pranishëm në sallë u ngritën në këmbë dhe mbajtën heshtje për viktimat.

Ndërkohë, nga vendi foli deputeti socialist, Erjon Braçe, duke thënë se “Për ata mjekë që shërbyen e vdiqën, jo për ata që bëjnë gallatë”.