Pas Krujës, fasoneria infekton Durrësin: Shtatë raste të reja me koronavirus në qytet

285
Sigal

Shtatë persona të rinj janë konfirmuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Durrës.

Shtatë të infektuarit e rinj janë punonjës të rrjetit të fasonerive “Endi”, e cila ka një fabrikë në Krujë, e cila u bë vatra e infeksionit në këtë qytet.

Një tjetër person u konfirmua me koronavirus dje në Durrës, i cili gjithashtu ishte punonjës i kësaj fasonerie.

Kështu, Durrësi rikthehet në mënyrë shqetësuese në hartën COVID, ndërkohë që më parë kishte dalë prej saj me të gjithë të sëmurët të shëruar.

Shkak për këtë është bërë fasoneria në fjalë, e cila pasi infektoi Krujën tani duket se po infekton edhe Durrësin.