Suplementi Pena Shqiptare/ Adem Harxhi: Ja si i kam njohur Kadarenë dhe Agollin

392
Sigal

INTERVISTA/ Flet doktor Adem Harxhi: Ismail Kadareja është produkt i punës së tij, Dritëroi produkt i popullit

 

 Albert ZHOLI

 Ai ruan kujtimet më të bukura për dy figurat më të shquara të letërsinë shqipe Dritëro Agollin dhe Ismail Kadarenë. Dhe pse jeta i ka ndarë në profesione të ndryshme doktori ka qenë dhe mbetet një njeri i dashuruar me letërsinë dhe me librin. Me dy ikonat e letërsisë shqipe ai është njohur në vitet e vegjëlisë por në bisedë këto kujtime i vijnë të freskëta sikur të kenë ndodhur sot.

Ku jeni njohur me Ditëroi Agollin?

Në Gjirikastër. Dritëroi ka mësuar në gjimnazin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës. Ai ka qenë dy vjet më i madh se unë. Dritëroi, Gaqo Veshi, Agim Shehu, Bekim Harxhi, Ismaili kemi qenë në një rreth letrar ku kryetar të këtij rreti kemi pasur Dritëroin jo vetëm si më të madhe por në atë kohë ai ishte më i miri si letrar.

Çfarë kujtimi të veçantë keni me Dritëro Agollin?

Në peiudhën e shkollës nuk kam pasur ndonjë episode të veçantë, por kam pas më vonë. Ishte një festival ose siç quhej Festivali Kombëtar Folklorik i Gjirokastrës. Unë athere isha Drejtor i spitalit të Gjirokastrës. Në këtë Festival kishte ardhur dhe Dritëro Agolli. Sekretar i Parë në Gjirokastër ishte Rrapo Dervishi ndërsa Kryetar i Komitetit Egzekutiv Nedin Hoxha. Isha në gjumë kur më bie zilja e telefonit në shtëpi. Ishte mesi i natës. Mendja më shkoi për keq. Në telefon ishte Rrapo Dervishi. Pa më pyetur për asgjë më thotë, doctor na dërgo një mjek këtu se po na vdes Dritëroi. Pse çfarë ka, e pyes. Mor po ka pirë shume dhe po ha qelqet. Nxito mos e merr me shaka. Po bën shaka i them. Jo, or jo por pa ha gotën e ujit. Nisa një mjek me urgjencë.  Ndërsa njëherë në një gëzim feste e kam parë që I vuri flakën gotës së rakisë dhe filloi ta pinte. Këto dy momnete I them sepse Dritëroi e do rakinë dhe rakija është pije tipike shqiptare. rakija është pije popullore dhe Dritëroi se ngatrron me pijet e tjera. Ai e thotë vetë e dua atë të uruar. Sepse është i tillë popullor ndaj dhe e do populli, ndaj dhe i thonë poet popullor. Kam respektin më të veçantë për të.  I uroj me gjithë zemër ditlindjen dhe të rrojë sat ë dojë në të mirë të letërsisë shqipe.

E veçanta e Dritëroit sipas mendimit tuaj?

Dritëroi është poet dhe shkrimtar popullorm babaxhan. Ai ëshët produkut I filozofisë popullorë. I mendimit popullor. Fjala e tij është fjala e popullit e ngritur në art.

Me Ismail Kadarenë kam qenë në shkollë 7-vjeçare në një klasë. Me Kadarenë kemi lindur dhe në një muaj në Janar.

Çdo të thuash për Kadarenë?

Kadareja është produkt i punës së tij. Kjo në kuptimin se  ne të gjithë luanim futboll të gjithë në fushë të sportit. Ismaili shkonte në bibliotekën e qytetit të Gjirokastrës dhe lexonte dhe vetëm lexonte. Ai lexonte dhe romane të ndaluara për kohën që I rrëmonte rrëzave të bibilotekës dhe të nesërmen na I tregonte të gjitha sikur të kishte shirit magnetofoni. Lexonte sikur I hante librat ndërsa ne na I tregonte si përralla. Këtë dua të them se ai është product I punës.

Si e kujton  Ismailin si krijues.?

Si e kujtoj. E kujtoj si Kadare, si Ismail, të padiskututeshëm në letërsi. Hartimet e tij mësuesi i varte në gazetën e murit të shkollës. Hartimet e tij lexoheshin me shumë ëndje. Për letërsinë ai iste I prerë dhe I prerë. Kishte pak natryrë të mbyllur, akujt nuk I binte në qafë dhe I shmanagej sherrit., ne zhgryheshim kudo, loznim edhe ziheshim ai ishte botë me vete. Nuk ishte aktiv në lojra por shumë aktiv në lexime. Vinte I ndrojtur por I sigurt. Pra kur ne loznim ai leonte.

A ka bërë ndonjë çapkanllëk për kohën?

(Qesh). Njëherë në fabrikoi apo fallsifikoi një monedhë. Dhe pati pasoja.

 Në çkuptim?

E thashë që ishte shumë i zgjuar. Ne athere gjenim nëpër rugë bateri të makinave të hedhura nëpër rrugë. Të vjetura të paparëdorshme ato I gjenim nëpër sheshe apo buzë rrugës. Ato kanë plumb. Ne I merrnim plumbat e baterive dhe I shkrinim. Çbëri Ismaili. Mori nga ato kaçolet ose tapat metalike të birrave vendoste poshtë një monedhë hekuri dhe mbi të derdhte plumbin. Plumbi merte formën e lekëve metalik të asaj kohe. Kjo aventurë u përhap në gjithë shkollën dhe vajti deri në veshin e Degës së Brendshme. Askush se mirte me mend se çgabim bëhej. Thejst ishte një lojë. Ismailit I tërhoqën vëmëndjen për këtë lojë dhe net ë gjithë hoqëm dorë. Sepse kjo u quajt fallsifikim. Athere ishim 13 vjeç.