Abuzimet e OSHEE/ Kompania shtetërore vazhdon të vjedh pa limit, jep 30 tendera me flamur të kuq në dy vitet e fundit

395
Sigal

OSHEE vazhdon të vjedh pa limit,  30 tendera me flamur të kuq

 

OSHEE, korporata më e madhe e rilindjes ka kryer në dy vitet e fundit të paktën 30 tendera me flamur të kuq. Sipas një prej organizatave më të njohura të transparencës dhe monitorimit të përdorimit të taksave, Open Data, shënimi me flamur të kuq i një procedure prokurimi, tregon një ekspozim apo rrezik të mundshëm për sjellje të papajtueshme me ligjin, ose jo-etike të biznesit, që lidhet kryesisht me mosrespektimin e ligjeve anti-korrupsion. Open Data thotë se vlerësimi bëhet në mënyrë automatike, pra duke marrë parasysh disa kritere me anë të filtrave analitikë. Tenderat e dyshimtë, ose me flamur të kuq, karakterizohen nga mungesa e konkurencës. Në raste të tilla, kriteret dhe afatet formulohen në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste. Të dyshimtë, janë tenderat pa garë, dhe me negociim të drejpërdrejtë. Këto lejohen vetëm në raste emergjente. Me flamur të kuq, janë procedurat që nuk u japin kohë operatorëve. Gjithçka mbyllet në 72 orë. Propabiliteti i favorizimit të një kompanie klienteliste është i lartë. Hiletë e tjera janë, shtesë kontrate pa mbaruar ende faza e parë, apo skualifikim i të gjithë operatorëve, përveç fituesit. OSHEE dhe shefi i saj, Ardian Çela, kanë kaluar nëpër këto shtigje të errëta të paktën 30 herë në dy vite. Gjithashtu janë publikuar edhe tenderat konkrete, nga viti 2018 e deri në javët e fundit. Nga një llogari e shumave të dhëna me tenderat e dyshimtë, del se janë shpërndarë me këto prokurime rreth 25 miliardë lekë, ose 25 milionë dollarë.