Përdhunimi i 23-vjeçares në Fier, gjykata lë në burg autorin, detyrim paraqitje për bashkëpunëtorin

406
Sigal

Paraditen e sotme Gjykata e Fierit ka vendosur të lërë në burg Musa Gudon të dashurin e 23-vjeçares që dy ditë më parë paraqiti një denoncim se ai e kishte përdhunuar bashkë me shokun e tij Orges Aliçani.

Ky i fundit është liruar nga gjykata, nën masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Ditën e djeshme 23-vjeçarja i tha Abc News se para disa ditësh i dashuri e kishte ftuar në shtëpinë e tij ku ndodhej bashkë me shokun e tij, të cilin ajo e njihte më parë.

Vajza ka treguar se mes tyre kishte nisur një bisedë për një shumë parash. Në atë moment, djemtë i kishin kërkuar vajzës që t’u siguronte një sasi parash pasi kishin tepër nevojë, duke i sugjeruar që t’i merrte nga të afërmit e saj.

Ajo ka refuzuar, çka ka bërë që ata ta përdhunojnë me forcë, tregon vajza. Në gjendje të rënduar psikologjike, vajza thotë se i ka treguar familjarëve çfarë kishte ndodhur.

Pas mbledhjes së provave, të mërkurën policia bëri të mundur arrestimin e dy djemve, një 25 dhe 26 vjeç. Një prej tyre ka qenë i dënuar më parë kundërshtim dhe goditje të prokurorit.