Pas denoncimeve në “Telegraf”, sot po nisim publikimin e disa prej tyre, rekordin e ka Ministria e Shëndetësisë

544
Nga Vjollca KUTA
Ka reaguar me veprim konkret organi i hetimit dhe akuzës shtetërore, lidhur me batërdinë që po bëhet me fondet publike, të cilat zhvaten e kthehen në pasuri private të shtetarëve, duke u maskuar pas tenderëve që vetë organizojnë, vetë sajojnë, vetë u caktojnë fondin limit, vetë i zhvillojnë dhe vetë i shpallin fituesit duke i “legalizuar” me firmat e një komisioni që i caktojnë po drejtuesit. Sipas burimeve tona, prokuroria ka reaguar duke nisur hetimin për anulimin e tenderëve të shumtë, të cilët përsëriten nga 5-10 herë në 6 deri në 8 muaj. Këtë indicie, organi i akuzës e ka marrë prej denoncimeve të shumta të bëra nga gazeta “Telegraf”, lidhur me abuzimet deri me përmbajtje të plotë krimin ekonomik-financiar të organizuar në grup, të bërë prej shtetarëve me fondet publike në procedurat e prokurimeve të investimeve, blerjeve shërbimeve publike që ofrohen institucionet dhe entet publike. tashmë janë skeduar një numër i madh tenderësh, të futur në dosjen hetimore që ka nën hetim 1400 tenderë të anuluar fiktivisht, për motive përfitimi e klientelizmi në adresimin e tyre për firma fituese, që kanë lidhje ryshfeti, familjare e ortakërie me drejtuesit institucioneve e shërbimeve publike, por edhe me shtetarë të alrtë dhe me drejtues e anëtarë të Komisioneve të Vlerësimit të ofertave (KVO), apo të Agjencisë së Prokurimeve Publike (APP) dhe Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP).
Ja disa nga këto tenderë nën hetim

MINISTRIA E SHËNDETËSISË 
Ministria e Shëndetësisë njofton anulimin e Lot. 8 “Kyveta për Hemoglobinometër, solucione për Cell Counter dhe reagentë të ndryshëm”, me fond limit 2.468.669 (dy milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) Lekë pa TVSH të procedurës së prokurimit me objekt “Blerje reagentë, materiale mjekësore etj., për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut”, i ndarë në lote, me fond limit në total 175.553.179 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë milionë e pesëqind e pesëdhjetë e tre mijë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë). 
QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA” TIRANË 
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave”, në lidhje me Procedurën e Prokurimit, “Proçedurë e Hapur”, me objekt: “Shërbimi Privat i Sigurisë Fizike të Objekteve dhe Godinave, Sipërfaqeve të Gjelbërta dhe Bimësisë, të Q.S.U.T për vitin 2017”, me fond limit total në vlerë 52,128,576.68 (pesëdhjetë e dy milion e njëqind e njëzet e tetë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e gjashtë pikë gjashtëdhjetë e tetë ) lekë pa TVSH, vendosi të anuloj procedurën e Prokurimit “Procedurë e Hapur”., me objekt: “Shërbimi Privat i Sigurisë Fizike të Objekteve dhe Godinave, Sipërfaqeve të Gjelbërta dhe Bimësisë, të Q.S.U.T për vitin 2017”, e zhvilluar më datë 16.02.2017 ora 11.00.
BASHKIA FIER 
Autoriteti Kontraktor Bashkia Fier njofton se në mbështetje të nenit 24 pika 1 germa “b “ të Ligjit nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, tenderi me Procedurë “Kërkesë për propozim me mjete elektronike, me objekt “Transporti i mësuesve që punojnë dhe nxënësve që mësojne jashtë vendbanimit”, zhvilluar me datë 02.03.2017, ora 10:00, anulohet në të gjithë lotet e saj për shkak të mosparaqitjes të asnjë ofertuesi brenda afateve kohore, në asnjë lot të procedurës. 
ALBPETROL SHA PATOS 
Autoriteti Kontraktor Albpetrol sha Patos, njofton se anulohet procedura kërkesë për propozim me objekt “Blerje çakulli dhe stabilizant” e zhvilluar në datë 09.02.2017 ora 10.00, për mungesë konkurrence. Nuk u kualifikua asnjë nga ofertat e paraqitura në tender.
Sigal