Zv/Prefekti i Gramshit Dritan Bici braktis partinë “mavi” (PS), rreshtohet në skalionin e PDIU

645
Nga Lindita MALO
“Rilindja” nis të shkërmoqet dhe në kupolën e Qarkut të Elbasanit, drejtuesit lokalë nuk përballen dot me mashtrimet që u janë bërë anëtarëve në bazë
Deri në vitin 2013, Gramshi cilësohej si “fortesa e PS”, por pas fitores së zgjedhjeve dhe marrjes së pushtetit, braktisja e idealit dhe sakrificave të anëtarësisë socialiste vetëm në klan dhe interesa të një grupi kryeministror e miqsh me logon “Rilindje”, shkaktoi përçarjen brenda kësaj partie që po detyron anëtarë dhe drejtues e të zgjedhur, të ikin prej selisë ngjyrë “mavi” 
Ish-kryetari Bashkisë Gramshit, sot me detyrën e Nën/Prefektit Qarkut Elbasanit Dritan Bici, i ka kthyer kurrizin përfundimisht Rilindjes, (duke marrë hakun e mosrikandidimit ndaj Ramës) dhe ka vajtur tek PDIU, duke u anëtarësuar tek partia çame. Burime të besueshme që i referohen stafit të Nën/Prefektit Bici i thanë “Telegraf” se “Dritani ka pasur qysh herët qejf-mbetje me Rilindjen e Ramës, pasi ai ka qenë socialist dhe nuk pajtohej me qeverisjen e tij, ndaj dhe ofertës së PDIU ai i është përgjigjur menjëherë pozitivisht, duke marrë garancinë e kandidimit të tij edhe si deputet për zgjedhjet e 18 qershorit në zonën e Gramshit”. Sipas të njëjtave burime mësohet se “pas ikjes së Nën/Prefektit Bici, nga Rilindja e Gramshit kanë ikur drejt PDIU edhe 12 persona të tjerë, duke shënuar kështu edhe pikënisjen e shpërbërjes së degës së Rilindjes në shkallë Qarku, duke nisur nga Gramshi”. PDIU besohet se do të jetë forca e parë politike e cila do të sigurojë fitoren e dy deputetëve në rrethin e Gramshit, dhe kjo duket në përgatitjet e para intensive të prag-fushatës elektorale. Nën/Prefekti Bici tashmë ka konturuar shtabin e tij elektoral, ndërkohë që ka një reputacion dhe rrethe të gjerë mbështetësish , duke rrezikuar seriozisht çdo emër që do të kandidojë Rilindja në Gramsh. Largimi i Bicit dhe mbështetësve të tij nga Rilindja, vjen pas largimeve masive të dhjetëra e dhjetëra militantëve të saj edhe nga dega e Peqinit, Elbasanit, Librazhdit, duke krijuar rrezikun real të një humbje të thellë në zgjedhjet e 18 qershorit. Deri në vitin 2013, Gramshi cilësohej si “fortesa e PS”, por pas fitores së zgjedhjeve dhe marrjes së pushtetit, braktisja e idealit dhe sakrificave të anëtarësisë socialiste vetëm në klan dhe interesa të një grupi kryeministror e miqsh me logon “Rilindja”, shkaktoi përçarjen brenda kësaj partie që po detyron anëtarë dhe drejtues e të zgjedhur, të ikin prej selisë ngjyrë “mavi”. Në Gramsh , veç qendrës së qytetit me disa miliona lekë të dhëna nga qeverisja aktuale, asnjë tjetër investim nuk është nisur dhe bitisur, duke e lënë qytetin mes varfërisë, harresës, papunësisë, mungesës së shërbimit shëndetësor, arsimor, mjedisor etj. Largimi i Bicit i cili prej 3 vitesh mban postin e Nën/Prefektit të Qarkut të Elbasanit nga Rilindja, tregon qartë situatën e rënduar në brendësi të vetë strukturave lokale, tregon pakënaqësitë e qeverisjes, përbuzjen e atyre që i dhanë prej 20 vitesh PS-së kontribute, dhe për të marrë prej saj vetëm mosmirënjohje. Ndër ata kontribues socialistë që ka pasur vazhdimisht pakënaqësitë e veta ndaj Rilindjes, ka qenë edhe ish-kreu Bashkisë Gramshit, sot aktualisht me detyrën e Nën/Prefektit Qarkut Elbasanit Dritan Bici, i cili pritet të jetë fitues i garantuar në zgjedhjet e 18 qershorit në zonën e tij, por kësaj radhe për PDIU, e cila duket se ka ditur ta afrojë dhe vlerësojë atë. 
Sigal