Pas Ardit Gjebreas, infektohet me COVID-19 edhe Rudina Magjistari

221
Sigal

Edhe moderatorja e njohur e pasdites, Rudina Magjistari është infektuar me COVID-19.

Ditën e sotme ajo e ka drejtuar emisionin nga shtëpia duke deklaruar se është e prekur nga COVID-19 por ne gjendje të mirë shëndetësore.

Rikujtojmë se prej javësh Shqipëria po përjeton një valë të frikshme të COVID-19 ku cdo ditë raportohen mbi 1000 raste dhe sot u shënuan 18 vdekje në 24 orët e fundit.

Rikujtojmë se pak ditë më parë edhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea rezultoi pozitiv me COVID-19, dhe gjendet i izoluar në banesën e tij në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.