Dibra në izolim, qytetari rrezikon jetën, fshatarët pastrojnë rrugët me lopata (VIDEO)

190
Sigal

Pavarësisht se prej ditësh nuk ka më reshje dëbore, shumë fshatra në Dibër vazhdojnë të jenë të bllokuara nga dëbora e ngrica.

Rrugët janë të bllokuara ndërkohë qytetarët shprehen se asnjë borëpastruese ende nuk ka ndërhyrë në këto fshatra duke u rrezikuar kështu jetën banorëve.

E tillë paraqitet situata në Peshkopi në komunën Luzni.

Siç shprehet një qytetar rruga vijon të jetë e bllokuar nga dëbora, ndonëse kanë kaluar 6 ditë në këtë gjendje.

Ai shton se kanë patur një rast urgjent pasi një person ishte i sëmurë, por s’po arrinin dot ta transportonin në spital për shkak se rruga është bllokuar dhe shteti s’ka vënë dorë fare.

Ata kanë dalë ta pastrojnë rrugën me lopata siç edhe shihen, ndërsa mundohen të shtyjnë makinën, deklaron qytetari për JOQ.

Vetëm pak ditë më parë, një grua e moshuar vdiq në fshatin Limjan të Dibrës, duke qenë se u dërgua me spital me vonesë pasi rruga ishte e bllokuar nga bora.