FOTO/ IKMT bllokon hotelin 7-katësh buzë detit në Durrës

738
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bllokuar punimet e një hoteli 7 katësh në Durres. Objekti po ndërtohej ndërmjet rrugës kombëtare pranë “Urës së Dajlanit” dhe bregut të detit me pronar shtetasin N.D. Në vendimin e saj, IKMT ka zbatuar një urdhër të Prokurorisë së Durrësit, ndërkohë që ndërtimi i objektit shkel ligjshmërinë për ndërtimin në zona me rëndësi kombëtare dhe në bregdet.
IKMT shprehet se në bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera të shtetit shqiptar, do të vijojë të zbatojë ligjin dhe detyrimet e saj në mbrojtje të territorit shqiptar.


Sigal