Protestë para Kuvendit, ricikluesit: “Shqipëria po bombardohet me një propagandë të shfrenuar”, dikush do privilegje ekonomike

554
Sigal

Shoqata e Ricikluesve të Shqipërisë protestoi sot para Kryesisë së Kuvendit, duke kërkuar miratimin e ligjit për mbetjet.

Ata thanë se ky ligj po përdoret qëllimisht nga politika dhe përsona të tjerë për përfitime të tyre të ngushta.

Ricikluesit nënvizuan edhe njëherë se ligji në fjalë nuk lejon importimin e plehrave, ndërsa theksuan se pa zhvillimin e industrisë ricikluese nuk mund të ketë një Shqipëri të pastër.

“Shqipëria po bombardohet me një propagandë të shfrenuar për rrezikun e importit të plehrave. Në ligjin aktual nuk lejohet importi i pelhrave në Shqipëri, të gjithë ata që flasin në debate, televizione apo protesta anti-plehra nuk përmendin asnjëherë fjalën mbetje. Jo se nuk e dinë, por e bëjnë me qëllim. Pas kësaj fjalë dikush kërkon privilegje ekonomike dhe dikush privilegje politike.

Nuk e vret asnjeri mendjen jo e jo për pastrimin e Shqipërisë dhe mbajtjen pastër të saj, por as për familjet e këtyre njerëzve dhe as për investimet tona.Boll të garantojnë ato pak të mira materiale të tyre që janë të përkohshme.Data 15 dhjetor është shumë e afërt, ne presim të gjithë që të merret një vendim pozitiv për ecjen e Shqipërisë intensivisht në rrugën europiane.

Këto janë produkte pune, të ardhurash, taksash dhe nuk janë mbetje që do groposen dhe digjen. Në Europë për të mbajtuar pastër ambientin edhe digjen mbetjet.Kuptojmë shqetësimin e ambientalistëve të vërtetë.Ne e pastrojmë. Si mund të kemi ne një nivel të lartë pastrimi të ambientit pa pasur një industri ricikluese të zhvilluar. Por industria ricikluese që të zhvillohet duhet të nxjerrë investimet e veta, nuk zhvillohet vetëm me dëshirë. Si do punojmë ne kur mbetjet tona nuk mblidhen?”