Parashikimi i motit për sot, 17 dhjetor 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu.

Sigal

Sipas njoftimit, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe intervale të herëpashershme me diell. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu, kryesisht në relievet malore në lindje gjatë orëve të mesditës, ndërsa prej orëve të pasdites reshjet do të lokalizohen kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2–4 ballë.