Panik në Tiranë, një person hidhet nga kati i pestë i një pallati

238
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Alliasit, në Tiranë.

Një person është hedhur nga kati i pestë i një pallati. Personi ka rënë në tarracën e katit të dytë të pallatit dhe ka mbetur i varur në një pjesë metalike, duke terrorizuar banorët.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila e ka marrë menjëherë për ta transportuar në spital, pasi ishte me shenja jete.