Pamje të rënda nga sherri në Kamëz, i riu goditet “pa mëshirë” me levë hekuri djalin e shtrirë në tokë (VIDEO)

167
Sigal

Një të riu i është rrezikuar jetë gjatë një sherri të ndodhur sot pranë terminalit të autobusëve pranë rrethrrotullimit të Kamzës.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga JOQ, shihen që disa të rinj dhunojnë me grushta dhe levë hekuri një djalë, i cili përpiqet të mbrohet duke përdorur këmbën si mburojë.

I riu, i veshur me të zeza, ende i paidentifikuar, goditet pa pushim me grushta, shqelma dhe levë hekuri, ndërkohë që agresori pasi mbaron me sulmin largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur konkretisht, pranë rrethrrotullimit të Kamzës, në një nga kioskat e stacioneve të urbanit.