Zelensky: Evakuohen 100 personat e parë nga fabrika e çelikut

119
Sigal

100 persona janë evakuuar nga fabrika e çelikut ‘Azovstal’ ditën e sotme. Lajmi u bë i ditur nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Ai falenderoi ekipin që realizoi evakuimin njëkohësisht tha se po punohet së bashku me ekipet e OKB-së.

“Filloi evakuimi i civilëve nga Azovstal. Grupi i parë prej rreth 100 personash tashmë është nisur drejt zonës së kontrolluar. Nesër do t’i takojmë në Zaporizhzhia.

Faleminderit ekipit tonë! Aktualisht, ata së bashku me përfaqësuesit e OKB po punojnë për evakuimin e civilëve të tjerë nga uzina.”-tha Zelensky në një postim në Twitter.